Lajme
SHBA mbështet dialogun Prishtinë-Beograd
Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-së, Philip Reeker i ka dhënë mbështetje dialogut- Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve fqinjësore
Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-ve, Philip Reeker i ka dhënë mbështetje dialogut- Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve fqinjësore
Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë mbështetje të fuqishme dialogut Prishtinë-Beograd dhe ka inkurajuar dy palët për vazhdimin e negociatave. SHBA, po ashtu është e kënaqur me takimin e parë të dy kryeministrave, ndërkaq inkurajon Brukselin që të stimulojë vazhdimin e takimeve të tjera.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori Philip Reeker ka folur sot në Qendrën për Mediume të Huaja në Washington DC lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore Qendrore. Në një pjesë të fjalës së tij, sipas një njoftimi lëshuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, Rekeer ia kushtoi takimit Thaçi-Daçiq.
“Ne fuqimisht përkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e që do t’i mundësojë edhe Republikës së Kosovës edhe Republikës së Serbisë që të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, ka deklaruar zëvendës ndihmëssekretari Reeker.
Një nga sfidat kryesore, siç tha ai, janë marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. SHBA, sipas tij, tashmë është e kënaqur pas sinjaleve nga Brukseli, lidhur me vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është diçka që ne e përkrahim shumë. Sekretarja Clinton dhe zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje sikurse edhe Ndihmës Sekretari Gordon, dhe unë bashkë me homologët tanë në BE”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











