Sport
Shaqiri u përgjigjet kritikëve
“Normale që njerëzit presin shumë nga unë. Për mua kjo nuk është e rëndësishme. Nuk i lexoj gazetat. Unë besoj në vetën time dhe unë luaj për bashkëlojtarët”, deklaroi Shaqiri
Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një intervistë për uebsajtin e Stokes ka thënë se është normale që njerëzit presin shumë nga ai, por ai beson në aftësitë e tij dhe nuk brengoset për kritikat, shkruan albinfo.ch.
“Normale që njerëzit presin shumë nga unë. Për mua kjo nuk është e rëndësishme. Nuk i lexoj gazetat. Unë besoj në vetën time dhe unë luaj për bashkëlojtarët. Mendoj se kam luajtur mjaft mirë dhe kam luajtur për bashkëlojtarët dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë Shaqiri.
Ai ka folur edhe për synimet me Zvicrën. “Ne kemi arritur qëllimin primar që të kualifikohemi më tutje. Ne duhet të luajmë shumë mirë që të kualifikohemi tutje. Duhet të luajmë si ekip. Duhet t’i analizojmë ndeshjet dhe të shohim se cila është gjëja më e mirë për ekipin tonë. Të shohim nëse trajneri do të bëjë ndërrime ose jo”, theksoi Shaqiri, i cili shtoi se nuk ka lëndim të rëndë, por vetëm është gërvishtur në fytyrë. Zvicra në 1/8 e finaleve do të luajë ndaj Polonisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













