Ekonomi
Sektori i ndërtimit në Evropë shënon rritje
Prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 3.4 për qind në vendet që përdorin euron, duke krahasuar të dhënat e qershorit të këtij viti me të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Në nivelin e 28 shteteve anëtare të BE-së, kjo rritje ishte 3.6 për qind, njoftoi Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Prodhimi në sektorin e ndërtimit ra në qershor të këtij viti me 0.5 për qind në Eurozonë dhe në BE me 0.2 për qind krahasuar me majin e këtij viti.
Ndër vendet anëtare, të dhënat e të cilëve janë në dispozicion, Eurostat tha se prodhimi i reduktuar në ndërtim u regjistrua në Gjermani (1 për qind), Belgjikë dhe Francë (0.7 për qind) dhe Mbretërinë e Bashkuar (0.2 për qind).
Rritjet më të mëdha në produktivitetin e këtij sektori regjistrohen nga Sllovenia (12.1 për qind), Spanja dhe Sllovakia (2.2 për qind) dhe Polonia (2.1 për qind).
Gjithashtu, siç thonë ata, një rritje u vërejt në Hungari, Suedi dhe Poloni.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










