Shëndetësi
Rreziku për autizëm rritet te çiftet që nguten për shtatzëninë e dytë
Grave u duhet një periudhë afër 18 mujore për të qenë mjaftueshëm të shëndetshme për të pasur një fëmijë tjetër
Një studim i ri ka sugjeruar që çiftet të mos nguten për shtatzëninë e dytë, sepse nëse lind fëmija i dytë në periudhën brenda dyvjeçare pas të parit ka shans më të madh për të lindur me autizëm.
Qendra për Kontroll dhe Parandalim në SHBA ka thënë se rreziku për këtë është 50 për qind më i lartë, raporton “DailyMail”.
Gjithsesi, pritja e më shumë se katër vjetëve është rrezik në vete, pasi hulumtuesit thonë se mund të ketë probleme fertiliteti.
Grave u duhet një periudhë afër 18 mujore për të qenë mjaftueshëm të shëndetshme për të pasur një fëmijë tjetër. Hulumtuesit rekomandojnë se deri në këtë periudhë të shmanget lindja tjetër për shkak të shëndetit jo të mirë dhe problemeve të tjera që mund të shkaktohen në trupin e gruas, transmeton Albinfo.ch.
Për studim, hulumtuesit analizuan të dhënat nga 356 fëmijë me autizëm, 600 me çrregullime në zhvillim dhe 524 të tjerë pa çrregullime. Bazuar në informata, ata gjetën se “distanca mes lindjeve” që ishte shumë e gjatë apo shumë e shkurtër lidhej me autizëm.
“Gjetjet tona përkrahin rregullat aktuale për distancën mes lindjeve dhe lidhjen mes autizmit dhe shtatzënive të shëndetshme”, ka thënë autorja Laura Schieve.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?