Lajme
Rexhepi: Pasaportën e merr brenda dy orësh
Ministri Rexhepi tha se 10 për qind pasaportave biometrike janë distribuuar në shërbimet konsullore të Kosovës. Ai tha se ky është numër shumë i madh.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se që nga periudha e lëshimit në përdorim të pasaportës biometrike, rreth 14 mijë pasaporta janë distribuuar nëpër konsulta, për nevojat e diasporës, ndërsa gjithsej janë lëshuar rreth 140 mijë pasaporta biometrike.
Këto komente ministri kosovar i rendit i bërë gjatë një vizite që i bërë Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, ku panë nga afër mbarëvajtjen e punës gjatë personalizimit të dokumenteve. Rexhepi u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në këtë departament, sidomos gjatë fluksit të mërgimtarëve.
“Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve është ndër më të suksesshmit në Agjencinë për Regjistrim Civil, dhe në përgjithësi është një ndër departamentet më vitale të MPB-së, me një staf profesional, të cilët me vite të tëra kanë krijuar një përvojë të lartë dhe me ekspertë të teknologjisë informative”, tha ai.
Ai tha se vizitën në këtë departament kanë planifikuar ta zhvillojnë në numrin jubilar të 100 mijë pasaportave të prodhuara biometrike, por është shtyrë dhe tash, sipas ministrit, numri i pasaportave të prodhuara biometrike ma mbërritur në 138 mijë.
“Rreth 10 për qind e këtyre pasaportave (afër 14 mijë) janë distribuuar në shërbimet konsullore të Republikës së Kosovës, që është një numër shumë i madh”, tha Rexhepi, sipas të cilit, DPD me shpejtësi dhe me prioritet po punon edhe për prodhimin e letërnjoftimeve edhe të pasaportat, sidomos ku është fluksi i madh i diasporës.
“Edhe pse është e paraparë që dokumentet të jepen për 15 ditë, në shumicën e rasteve merren për 5 ditë. Ka raste edhe të natyrave urgjente, të ndonjë fatkeqësie të ndryshme, për çka nevojitet të udhëtohet shpejtë, është përcaktuar me Udhëzim Administrativ dhe për 2 orë kryhet komplet pasaporta”, tha Rexhepi.
Ministri i Rexhep paralajmëroi edhe dhënien e letërnjoftimeve biometre, për të cilat tha se do të fillohet deri në fund të këtij viti.
“Tash jemi në një fazë, ku është bërë ndryshimi i ligjit për Letërnjoftime, i cili ka shkuar nëpër procedurat e Parlamentit të Kosovës në lexim të dytë. Janë duke u përgatitur specifike dhe shpresohet se deri në fund të vitit të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike”, tha ai.
Po ashtu ministri kosovar i rendit tha se ka shumë kërkesa nga komuniteti serbë për marrje të dokumenteve të Kosovës. Ai tha se deri më tani me letërnjoftime RKS janë pajisur mbi 40 mijë serbë, ndërsa pasaporta biometrike po ashtu kanë rreth 2000 qytetarë serbë.
Ndryshe, prodhimi i pasaportës biometrike ka filluar të lëshohet në përdorim brenda këtij viti, pasi që ka qenë kushti themelor për liberalizimin e vizave. Kosova akoma nuk është përfshirë në “Shengenin e bardh”, për pas marrjes së udhërrëfyesit, në vijimësi po i përmbushë kushtet e kërkuara nga Brukseli.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










