Kosova
Premtimi i Pacollit: Shumë shpejt kosovarët do të lëvizin pa viza
Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojmë këtë të drejtë dhe mbahemi për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar
Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, është takuar në Bruksel me raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, transmeton albinfo.ch . Pas takimit Pacolli, ka thënë se brenda një kohe të shkurtët qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
“Takova Raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojmë këtë të drejtë dhe mbahemi për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar”, shkruan Pacolli në Facebook.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










