Kosova
“Prapa kuintave” të suksesit: Intervistë me Pren Pervorfin
“Përpiquni për një arsimim shumë solid që përbën bazën për një karrierë profesionale. Mos jini thjesht kurioz - jini të fiksuar, duke mësuar vazhdimisht më shumë”
Pren Pervorfi, është COO i kompanisë GenTwo, pjesë e Bbordit këshillues të smzh AG dhe anëtar i bordit në Oepfelbaum IT Management AG, jo vetëm që ka një karrierë mbresëlënëse profesionale, por edhe një histori frymëzuese për të treguar se si arriti të fitonte terren në botën e biznesit zviceran për të marrë një pozicion të lartë me një rol drejtues, duke u qëndruar besnik rrënjëve të tij shqiptare.
Albinfo.ch: A mund të përshkruani karrierën tuaj profesionale dhe të shpjegoni momentet më të rëndësishme në rrugën drejt pozicionit tuaj si COO në GenTwo?
P. Pervorfi: Pas përfundimit të studimeve bachelor në informatikë biznesi dhe masterit në bankë & financë, kam punuar në konsulencë për dy vjet. Më pas jam transferuar në Bankën Vontobel, ku m’u dha mundësia të drejtoja nismat e dixhitalizimit. Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipet e mia kam implementuar edhe Robo Advisor “Volt”. Kam qenë aktiv edhe si përfaqësues i bankës në grupin e ekspertëve të dixhitalizimit të Këshillit Federal. Pas dhjetë vitesh pune në Vontobel, u transferova në bankën tjetër, Julius Baer. Aty isha përgjegjës për kanalet e klientëve dixhitalë dhe këshillimin dixhital. Pas rreth 2.5 vitesh të suksesshme në Julius Baer, mora pozicionin e COO në GenTwo. Këtu, së bashku me ekipin tim prej mbi 40 punonjësish, unë drejtoj zhvillimin e platformës sonë të asetizimit. Rreth gjysma e ekipit tim punon në Prishtinë dhe na mbështet në fushën e dizajnit dhe zhvillimit të softuerit.
Albinfo.ch: Si COO në GenTwo, ju jeni përgjegjës për aspektet strategjike. Çfarë strategjish dhe qasjesh përdor kompania juaj për të pasur sukses në botën e sotme të biznesit?
P. Pervorfi: Ne duam të shihemi si një simbol i zhvillimit dhe inovacionit. Strategjia jonë na dallon nga të tjerët, sepse është e fokusuar në të qenit gjithmonë të shpejtë dhe përpara në kohë. Për këtë qëllim, ne kemi zbatuar procese të veçanta inovacioni dhe një formë organizative që janë të përafruar përgjatë “Customer Journeys” dhe na mundësojnë gatishmërinë maksimale.
Albinfo.ch: A ka pasur ndikim gjuha juaj shqipe në karrierën tuaj profesionale?
P. Pervorfi: Gjuha shqipe nuk ishte as avantazh e as disavantazh në karrierën time. Unë kam punuar gjithmonë në kompani ndërkombëtare, ku ishte e rëndësishme performanca dhe jo origjina. Falë sistemit shkollor zviceran, kam mundur të përfitoj nga të gjitha avantazhet edhe si fëmijë me prejardhje migrimi.
Albinfo.ch: Si një anëtar i ekipit të menaxhimit në GenTwo AG, pastaj anëtar i bordit këshillues në smzh dhe anëtar i bordit të drejtorëve në Oepfelbaum IT Management AG, ju veproni me përgjegjësi të ndryshme. Si arrini t’i menaxhoni me sukses këto detyra në të dyja kompanitë?
P. Pervorfi: Arritja e synimeve të mia kërkon jo vetëm organizim të kujdesshëm dhe punë të palodhshme, por mbi të gjitha një ekip harmonik, të përkushtuar dhe një mjedis privat mbështetës që është gjithmonë pranë meje dhe më inkurajon në ambiciet e mia.
Albinfo.ch: Çfarë këshille profesionale do t’u jepnit profesionistëve të rinj, aspirantë me prejardhje migrante që duan të ndërtojnë karrierën e tyre në Zvicër?
P. Pervorfi: Do të përpiqesha për një arsimim shumë solid që përbën bazën për një karrierë profesionale. Mos jini thjesht kurioz – jini të fiksuar, duke mësuar vazhdimisht më shumë. Ndërtoni një rrjet për të shkëmbyer ide. Gjeni një mjedis që jo vetëm ju sfidon, por ju shtyn deri në kufijtë e mundësive tuaja. Dhe, gjeni një mentor që është i gatshëm t’ju tregojë me të vërtetë se si funksionon e gjithë kjo. Eprorët e mi më shtronin gjithmonë detyra sfiduese dhe unë e përdorja secilën për t’u bërë më i madh dhe më i mirë. Mos mendoni vetëm për sot apo nesër, planifikoni për dekadat e ardhshme. Ky planifikim i ardhshëm do të jetë spiranca për t’u marrë me pengesat (ato do të ndodhin!). Dhe mos harroni kurrë parimin: Pa zell, nuk ka përfitim.
Gjysma e ekipit tim punon nga Prishtina
Në pozicionin e COO në GenTwo, së bashku me ekipin tim prej mbi 40 punonjësish, unë drejtoj zhvillimin e platformës sonë të asetizimit. Rreth gjysma e ekipit tim punon në Prishtinë dhe na mbështet në fushën e dizajnit dhe zhvillimit të softuerit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Shqipërisë në 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, të shtunën nisi serinë e aktiviteteve kushtuar 𝟖𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë...
-
50 mësues për mësimin gjuhës shqipe në Greqi
-
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
-
Shoqata “ArtPlisi”, ekspozon veprat e 17 artistëve shqiptarë, në Wetzikon ZH
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
Jeta në Austri
-
Kurti të dielën takoi mërgatën në Austri, u bën thirrje të investojnë në Kosovë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës...
-
Austri: Targat e personalizuara të makinave, në rënie
-
Gjendet i vdekur gjuetari që vrau kryebashkiakun në Austri, dyshohet se bëri vetëvrasje
-
Austri: ÖVP dhe SPÖ do të takohen për të negociuar një koalicion të mundshëm
-
Kurti sot në Vjenë takon mërgimtarët