Koronavirusi: çast pas çasti
Plani i BE-së me certifikatat e vaksinës, ja kur fillojnë
Sipas autoriteteve, certifikatat dixhitale të gjelbra të BE mund të jenë tërësisht operuese deri në fund të qershorit
Bashkimi Evropian do të nisë testimin e sistemit të certifikatës së vaksinës në fillim të Majit, me synim që të jetë tërësisht në operim nga 30 Qershori, sipas autoriteteve.
Megjithatë, ligji mund të mos jetë plotësisht i përfunduar deri më atëherë, çka nënkupton se prezantimi i tyre mund të vonohet.
Parlamenti Evropian mbështeti gjerësisht planet e Komisionit për një certifikatë të vaksinës këtë Javë, duke lejuar që të nisin negociatat me vendet anëtare të bllokut për detajet përfundimtare.
Shtetet do të duhet të zhvillojnë aplikacionet e veta kombëtare, si për përdoruesit edhe për autoritetet që verifikojnë certifikatat, bazuar në standarde teknike të rëna dakord nga ekspertët.
Këto aplikacione do të lidhen më vonë nëpërmjet një “porte”, që lejon verifikimin e certifikatave nga shtete të ndryshme, transmeton Scan, pwrcjell albinfo.ch.
Testimi me disa vende anëtare, përfshirë Francën, Holandën, Gjermaninë, Kroacinë e të tjera, do të nisë më 10 Maj dhe BE synon të krijojë “portën” ndërshtetërore nga 1 Qershori.
Sipas autoriteteve, certifikatat dixhitale të gjelbra të BE mund të jenë tërësisht operuese deri më 30 Qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













