Opinione

Perspektiva mbi punësueshmërinë dhe trashëgimia e keqe e një sistemi arsimor

Lind pyetja se si të luftohet papunësia dhe të ndihmohen këta të rinj të gjejnë një punë?

Sot vëmë re në vendet evropiane që papunësia, pas Covid 19, ka filluar të bjerë, kështu që në vendet e BE-së sipas Eurostat-it ka rritje ekonomike, për pasojë një papunësi mesatare prej 6.6% në BE. Ndërsa në vendet kandidate në BE, veçanërisht në vendet që dalin nga ish-Jugosllavia, papunësia varion ndërmjet 9.5 dhe 16.02% në varësi të vendit.

Megjithatë, në këto vende evropiane siç janë (Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia) shohim se sistemet arsimore janë në zhvillim të plotë, disa universitete që përfshijnë disa fakultete, do të thosha se janë shumë! Synimet e tyre janë të formojnë gjeneratat e reja për të gjetur punësim më  lehtë në tregun e punës. Megjithatë, këta të rinj të pajisur me diploma universitare me një CV të pasur kanë vështirësi për të gjetur një vend pune. Pra, lind pyetja se si të luftohet papunësia dhe të ndihmohen këta të rinj të gjejnë një punë?

Që në fillim, më duhet të theksoj se këto vende të dala nga ish-Jugosllavia kanë trashëguar një sistem arsimor i cili në këtë fazë vuan nga një kompleks të  inferioritetit dhe prodhon diploma që nuk janë të thuash aspak të përputhshme me tregun e punës. Përveç kësaj, ata kanë vështirësi në përshtatjen me tregun e punës. Ky sistem formon të rinjtë me një CV të pasur të cilët nuk identifikojnë vetën në të. Pra këtu më duhet të sqaroj se nuk jam aspak kundër arsimit të lartë, por a na shqetëson ende pyetja? ju nuk do të thuani ndryshe. Sot ne vazhdimisht pyesim se çfarë të bëjmë ose mbi çfarë baze duhet të fillojmë t’i ndihmojmë këta të rinj që kërkojnë punë.

Pa bërë paragjykime, të gjithë jemi dakord se jetojmë në një ekonomi moderne dhe të globalizuar. Kështu pra nëse jemi dakord me këtë fakt, atëherë do t’ju sjell një histori me shpresën se do të bart një pikë ujë në oqeanin e perspektivës së punësimit. «Pra, ishte një person në kërkim të një pune dhe iu drejtua burimeve njerëzore (BNJ) të një kompanie për një postë roje, sepse nuk kishte arsim universitar, pra nuk kishte bërë studime. Kështu këtij personi i kërkuan adresën e tij të e-mailit, sepse kjo është gjëja kryesore sot në botën moderne të biznesit për ta kontaktuar. Ky person i papunë u përgjigj se nuk e kishte adresën e e-mailit, por i kërkoi nga BNJ që t’i jepte kutinë e postës elektronike, në mënyrë që t’u dërgonte dosjen e tij. Kur u largua nga BNJ, iu desh të blinte një paketë cigare, por shpejt e kuptoi se nuk kishte njeri që shiste cigare në atë rrugicë! Nga ideja e instalimit të një tavoline për të shitur cigare. Kështu, duke qenë se biznesi po shkonte mirë, ai vendosi një barkë në të njëjtin vend këtë herë për të shitur cigare, gazeta dhe karta telefoni, kështu që ai ndërtoi një strukturë të madhe biznesi dhe u bë menaxher. Një ditë prej ditëve kaloi një punëkërkues me «diplomë master në kontabilitet» që erdhi të kërkonte punë tek menaxheri dhe donte të dorëzonte dosjen e tij. Menaxheri u përgjigj se kishte një postë për të plotësuar dhe më pas punëkërkuesi i kërkoi adresën e e-mailit menaxherit, i cili u përgjigj se ai nuk ka një adresë e-maili, dhe «mjeshtri në kontabilitetit», i tha, por si është e mundshme nuk keni adresën e e-mailit dhe jeni pronar i këtij biznesi të madh, nëse do të kishit një adresë e-maili, do të ishi një operator kryesor i ekonomisë botërore, përgjigjja e menaxherit ishte po të kisha adresën e e-mailit do të isha rojtar» !

Shpresoj ta keni kuptuar të gjithë, sepse nuk jemi më pak inteligjent se menaxheri i kompanisë. Ajo që doja t’ju thoja me këtë  histori është se së pari lidheni (connection) me vetën për të gjetur një punë dhe më pas me mjedisin e punësimit. Pastaj, të humbasni kompleksin e inferioritetit të arsimuarit, të CV-së së pasur që nuk identifikoheni me të dot dhe të hiqni dorë nga trashëgimia e sistemit të keq arsimor të ish-Jugosllavisë. Në fund të fundit, ideja ishte të ndaja me ju se për të gjetur një punë duhet të shfrytëzoni të gjitha këto mundësi-oportunitete të vogla që ju rrethojnë në këtë ekonomi moderne dhe të globalizuar. Mos hezitoni ta provoni!

Dr. Abdulah Ahmedi


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI