Kosova
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it, duke përfaqësuar Kosovën mes 74 oficerëve nga 36 shtete.
Një tjetër sukses i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shënuar në arenën ndërkombëtare. Majori Bujar Ferizi ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-/Admiralstabsdienst International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Programi, i cili zgjat gjithsej 17 muaj, përfshin pesë muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për studimet, dhe më pas 12 muaj trajnim të avancuar në fushat e planifikimit strategjik, lidershipit ushtarak, bashkëpunimit shumëkombësh dhe sigurisë ndërkombëtare.
Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme të botës, ndërsa Majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet partnere.
Diplomimi në këtë program konsiderohet një arritje e rëndësishme profesionale dhe një investim me vlerë në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të forcave të armatosura të vendeve partnere.
Ky sukses dëshmon për nivelin e lartë profesional të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimin e tyre për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













