Lajme
Përmirësohet gjendja në kufi: s’ka pritje
Informacionet nga Policia e Kosovës tregojnë se në Merdare, në hyrje për në Kosovë, nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje, pritjet po zgjasin vetëm 30-40 minuta
Policia e Kosovës njofton bashkatdhetarët dhe të gjithë qytetarët kosovarë, se në pikë-kalimet kufitare Merdare, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, sot është përmirësuar gjendja sa i përket krijimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.
“Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon punën me kapacitetet të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata nga qytetarët, bashkatdhetarët tanë”, thuhet në njoftim.
Informacionet e mesditës tregojnë se në Merdare në hyrje për në Republikën e Kosovës nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje, sipas Policisë së Kosovës, kolona është e shkurtër dhe pritjet momentale po zgjasin vetëm 30-40 minuta.
Ndërsa në dy pikë-kalimet tjera kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, sipas të njëjtit njoftim, nuk ka pritje fare, as në hyrje e as në dalje përveç kohëzgjatjes 5-10 minuta sa zgjatë procedura normale e kalimit kufitar.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna vazhdon të kryhet normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar dhe njëherit sqarojmë se kolonat-pritjet e mëhershme ishin shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave që aplikonte pala serbe gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, gjatë këtij ditëve të kaluar, kryesisht të enjten dhe të premten, pritjet për dalje nga Kosova kanë qenë 2 deri 3 orë. Kolonat janë shkaktuar kryesisht nga pala serbe, e cila i obligon qytetarët që kanë letërnjoftime të Kosovës që t’i plotësojnë disa dokumente për kalimin transit nëpër Serbi. Kjo procedurë ka shkaktuar tollovi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













