Kuriozitete
Përkthimi i gabuar i Facebookut detyron arrestimin e palestinezit
Autoritetet izraelite kanë arrestuar një palestinez javën e shkuar pasi në një postim në Facebook ku kishte shkruar “Mirëmëngjesi” në gjuhën arabe ishte përkthyer gabimisht në “Sulmoni ata” në hebraishte.
Policia ka konfirmuar se punëtori ishte ndalur menjëherë, por ishte liruar sapo ishte kuptuar se një postim i tillë ishte bërë gabimisht.
Burri kishte postuar foto të një punëtori afër një buldozeri. Këto makina janë përdorur së fundmi për sulme në Izrael.
Në shkrimin e gjuhës arabe është vetëm një dallim shumë i vogël në shkrim mes frazës “Mirëmëngjesi për ju” dhe “lëndoni ata”, ka shkruar “The Times”.
Postimi në fjalë tashmë është fshirë.
Një gjë e tillë me përkthimin online është vazhdimisht e përsëritshme. Vitin e shkuar në Google kur shkruhej Federata Ruse përkthehej “Mordor”, që paraqet një regjion fiktiv në librat “Lord of the Rings”.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










