Lajme
Zvicra ka më shumë gra se burra, ja si renditet në Evropë
Zvicra ndër shtetet evropiane me raportin më të balancuar gjinor
Zvicra ka një diferencë relativisht të vogël mes numrit të grave dhe burrave. Sipas të dhënave të paraqitura nga Eurostat, vendi regjistron 101.1 gra për çdo 100 burra, transmeton albinfo.ch
Kjo do të thotë se në popullsinë e Zvicrës gratë janë pak më të shumta se burrat, por diferenca është dukshëm më e vogël krahasuar me vendet baltike, ku hendeku gjinor është shumë më i madh.
Në Evropë, mesatarja e Bashkimit Evropian është 104.2 gra për 100 burra, ndërsa Zvicra me 101.1 gra për 100 burra renditet nën këtë mesatare.
Në rajon, raporti është më i lartë në Serbi, me 105.6 gra për 100 burra, ndërsa Kosova ka 103.8, Mali i Zi 103.3 dhe Shqipëria 102.2.
Në anën tjetër, disa vende evropiane kanë më shumë burra se gra. Malta ka raportin më të ulët, me 88.3 gra për 100 burra, e ndjekur nga Islanda me 95, Norvegjia me 98.4 dhe Sllovenia me 98.7.
Dallimet gjinore në popullsi ndikohen nga disa faktorë, përfshirë jetëgjatësinë, strukturën e moshës dhe migracionin. Në përgjithësi, gratë kanë jetëgjatësi më të madhe se burrat, çka ndikon në rritjen e numrit të grave sidomos në grupmoshat më të vjetra.
Me 101.1 gra për 100 burra, Zvicra mbetet një nga vendet ku raporti gjinor është shumë pranë ekuilibrit, me vetëm një diferencë të lehtë në favor të grave.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










