Praktikantët (nxënësit që ndjekin mësimin e një zanati) në Zvicër nuk do të kenë të drejtë për një javë të gjashtë pushimesh.
Komiteti përkatës i Dhomës së Kantoneve (dhoma e lartë e Parlamentit Zviceran) ka hedhur poshtë propozimin për të rritur të drejtën statutore të pushimeve të praktikantëve në të paktën gjashtë javë, transmeton albinfo.ch.
Me një votim prej 7 me 4, me 1 abstenim, Komiteti i i kësaj dhome për Shkencën, Arsimin dhe Kulturën rekomandon refuzimin e mocionit përkatës të ngritur nga Flavia Wasserfallen, një deputete e Partisë Socialdemokrate (SP) nga Berna në Dhomën e Kantoneve, shkruan srf.ch.
Kjo u njoftua nga Shërbimet Parlamentare.
Komiteti argumenton se mocioni do të përbënte një shkelje të panevojshme dhe të izoluar të përgjegjësisë së punëdhënësve. Këshilli Federal gjithashtu rekomandon një votë “jo”.
Tani i mbetet Dhomës së Kantoneve të vendosë për çështjen.