Kosova
Mali i Zi: Vendimet e komunave për “çnjohjen” e Kosovës nuk kanë asnjë efekt juridik
Ministria e Punëve të Jashtme thotë se njohja e shteteve është kompetencë ekskluzive e institucioneve shtetërore dhe paralajmëron se akte të tilla vetëm dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë të qartë se vendimet e disa komunave për “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës nuk kanë asnjë efekt juridik dhe nuk mund të ndikojnë në politikën e jashtme të shtetit, përcjell albinfo.ch.
Në një përgjigje për gazetën Express, ministria e drejtuar nga Ervin Ibrahimoviq thekson se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë kompetenca kushtetuese apo ligjore për të marrë vendime në fushën e politikës së jashtme.
“Sa u përket vendimeve të miratuara nga disa kuvende komunale lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të theksojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, e po ashtu nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë çfarëdo efekti sipas së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Sipas MPJ-së, njohja e shteteve dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë kompetencë ekskluzive e institucioneve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike që të respektojnë rendin kushtetues dhe të shmangin veprimet që mund të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi ose të krijojnë tensione politike.
Sipas saj, vendimet e disa kuvendeve komunale janë thjesht akte politike pa fuqi juridike dhe nuk mund të ndryshojnë pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi apo detyrimet e tij ndërkombëtare.
“Vendime të tilla përbëjnë akte politike pa efekt juridik dhe mund të kontribuojnë vetëm në krijimin e një perceptimi të gabuar për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare”, thekson ministria.
Duke folur për raportet me Kosovën, MPJ-ja vlerëson se dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të mira ndër vite, të bazuara në besim të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe perspektivë të përbashkët evropiane e euroatlantike.
Po ashtu, Mali i Zi rithekson se do të vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe iniciativa rajonale e ndërkombëtare.
Nisma për “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës u iniciua në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës, ndërsa më vonë u pasua edhe nga Komuna e Plevljes. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”














