Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është shumë pranë një transferimi të madh në Bundesliga, pasi RB Leipzig ka vendosur të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 30 milionë eurosh, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Leipzigut kanë bërë hapin vendimtar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Hoffenheimin dhe është konsideruar një nga sulmuesit më premtues në futbollin gjerman.
Për Asllanin kishte shfaqur interesim edhe gjiganti spanjoll Barcelona, e cila e kishte përfshirë kosovarin në listën e objektivave për repartin ofensiv. Megjithatë, klubi katalanas nuk ka avancuar me një ofertë konkrete.
Nëse transferimi finalizohet, Asllani do të bëhet një nga futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar dhe një përforcim i rëndësishëm për RB Leipzig në prag të sezonit të ri./Albinfo.ch