Kosova
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë
Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e manifestimit
Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë ka nisur sot edicioni i dytë i manifestimit kulturor “Vera Poetike e Diasporës në Kryeqytet”. Ky aktivitet synon të afrojë krijuesit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës me lexuesit dhe komunitetin letrar në vend.
Zyrtarja për aktivitete artistike në bibliotekë, Fikrije Bejta Halili, tha për RTK se manifestimi po shënon vazhdimësinë e një tradite të nisur dy vjet më parë dhe këtë vit është pasuruar me donacione librash nga autorë të diasporës, përfshirë Shefqet Dibranin, Dibran Demakun dhe autorë të tjerë nga Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktivitetet kryesore nisin sot me një takim letrar me shkrimtarin Shefqet Dibrani, i cili jeton dhe krijon në Zvicër. Gjatë takimit do të mbahen lexime poetike, diskutime për krijimtarinë e tij dhe bashkëbisedime me të pranishmit.
Programi vazhdon më 4 gusht në Bibliotekën e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë, ku autorja Blerta Kamberi, që jeton në Belgjikë, do të prezantojë librin e saj për fëmijë. Pas prezantimit do të organizohet një punëtori krijuese për fëmijët.
Ndërkaq, më 5 gusht në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” do të mbahet një orë letrare kushtuar poezisë për fëmijë të krijuar në diasporë, me pjesëmarrjen e poetit Dibran Demaku, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Shkrimtari dhe publicisti Shefqet Dibrani foli për sfidat e krijimtarisë në mërgatë, duke theksuar se libri ka qenë ura kryesore e lidhjes së tij me kulturën shqiptare që nga emigrimi, shumë kohë para zhvillimit të rrjeteve sociale. Ai tha se përmes kritikës letrare është përpjekur të promovojë krijuesit shqiptarë të diasporës dhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve ndaj veprave të tyre.
Poeti Dibran Demaku vlerësoi organizimin institucional të manifestimit, duke theksuar se ai krijon një hapësirë të rëndësishme për takimin dhe bashkëpunimin mes autorëve të diasporës dhe atyre në Kosovë. Ai shprehu shqetësimin për rënien e kulturës së leximit për shkak të zhvillimit të teknologjisë, por nënvizoi se libri mbetet i pazëvendësueshëm.
Organizatorët ftuan krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e manifestimit, me synimin që “Vera Poetike e Diasporës” të shndërrohet në një ngjarje tradicionale kulturore në kryeqyte
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












