Lajme
Zbulohen komunat me më së shumti milionerë në Zvicër
Wollerau kryeson listën, aty çdo i 20-ti banor është milioner
Cyrihu ka numrin më të madh të milionerëve për nga numri total, ndërsa Wollerau kryeson për përqindjen e banorëve me të ardhura mbi një milion franga, transmeton albinfo.ch.
Një analizë e të dhënave të Administratës Federale të Tatimeve (ESTV) ka zbuluar se në cilat komuna dhe qytete të Zvicrës jetojnë më shumë persona me të ardhura mbi një milion franga në vit.
Sipas analizës, në vitin 2022, gjithsej 7.666 persona në Zvicër deklaruan të ardhura vjetore që tejkalonin një milion franga.
Për nga numri absolut, Cyrihu renditet i pari me 482 milionerë, i ndjekur nga Zugu me 431 dhe Gjeneva me 272. Në vendin e katërt renditet komuna Freienbach në kantonin Schwyz me 251 milionerë, ndërsa Wollerau zë vendin e pestë me 208.
Megjithatë, kur merret parasysh numri i përgjithshëm i tatimpaguesve, Wollerau del bindshëm në krye të listës. Rreth 4.4 për qind e tatimpaguesve në këtë komunë deklarojnë të ardhura mbi një milion franga në vit, që do të thotë se afërsisht çdo i 20-ti banor që paguan tatime është milioner.
Analiza nxjerr në pah edhe një fakt interesant: e ashtuquajtura “Pfnüselküste” (bregu i majtë i Liqenit të Cyrihut) ka një përqindje më të lartë të milionerëve sesa “Goldküste” (Bregu i Artë), i cili prej vitesh njihet si zona më e pasur e rajonit.
Në fund të renditjes ndodhet kantoni Uri, ku vetëm gjashtë persona kanë deklaruar të ardhura vjetore mbi një milion franga.
Të dhënat tregojnë se milionerët në Zvicër vazhdojnë të jenë të përqendruar kryesisht në qendrat ekonomike dhe në komunat me taksa të favorshme, si Zugu dhe Schwyz, të cilat prej vitesh tërheqin individë me të ardhura shumë të larta. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










