Futboll
Mbi 5 milionë euro fitime nga kontrata e re, Mirlind Daku kalon te Spartaku i Moskës
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, me origjinë nga Kosova, ka realizuar një nga transferimet më të rëndësishme në karrierën e tij, duke kaluar nga Rubin Kazani te Spartaku i Moskës.
Klubi nga kryeqyteti rus ka aktivizuar klauzolën e blerjes së futbollistit, duke paguar rreth 11 milionë euro për shërbimet e tij. Përveç shumës së transferimit, marrëveshja personale e Dakut me Spartakun përfshin edhe përfitime të mëdha financiare.
Në sezonet e ardhshme, Daku do të marrë një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa kontrata përfshin edhe një bonus besnikërie prej 1.25 milionë eurosh. Përveç kësaj, sulmuesi ka përfituar edhe 1.5 milionë euro si shpërblim për nënshkrimin e kontratës me klubin e ri.
Në total, marrëveshja e tij me Spartakun e Moskës kap vlerën prej 5.25 milionë eurosh vetëm nga përfitimet personale të kontratës.
Daku iu bashkua futbollit rus në vitin 2023, kur u transferua nga Osijeku për 1.2 milionë euro. Para aventurës në Rusi, ai kishte luajtur për Muranin në Slloveni, Kukësin në Shqipëri, si dhe për Llapin dhe Ballkanin në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak












