Ekonomi
Papunësia në rënie, në ekonomitë më të mëdha në botë
Numri i të punësuarve në ekonomitë më të mëdha në botë është duke u rritur, ndërkohë që ata i gëzohen një tregu pune gjithnjë e më të shëndetshëm.
Statistika të World Economic Outlook nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat masin numrin e personave të papunë në raport me forcën e punës në total, tregojnë rënie të niveleve të papunësisë në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara.
Sipas të dhënave më të fundit të Byrosë së Statistikave të Punës, numri i personave të papunë ka rënë në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Norma e papunësisë luhatet aktualisht tek nivelet që nuk ishin parë që në vitin 1969.
Si në Japoni, edhe në Gjermani, niveli i papunësisë ka rënë madje edhe më shumë se në SHBA. Përveç rënies së normës së papunësisë, në Japoni është rritur edhe numri i vendeve të lira të punës, pasi si kërkesa e brendshme, edhe kërkesa e jashtme ushqen tregun e punës. Megjithatë, vendi po përballet me plakjen e popullsisë dhe me një ulje të numrit të personave që mund të mbulojnë këto pozicione.
Ndërkohë, numri i personave të papunë në Gjermani ka rënë në nivelet më të ulëta në histori, që nuk ishin parë që nga bashkimi i vendit tri dekada më parë. Fqinjët europianë, Franca dhe Italia, regjistrojnë nivele të larta të papunësisë, edhe pse në vitet e fundit është regjistruar një rënie e lehtë.
Brazili është i vetmi vend në top 10, ku niveli i papunësisë është rritur që nga viti 2014 (bën përjashtim India, për të cilat të dhënat ishin të pamjaftueshme). Numri i njerëzve të papunë është rritur tashmë nga një bazë e lartë deri në 11,4% të popullsisë– ky është një nivel rekord për vendin.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












