Ekonomi
Papunësia në Eurozonë bie në 8.8%
Norma e papunësisë ra në 8.8% të fuqisë punëtore, apo në 14.34 milionë persona në tetor, nga 8.9% që ishte në shtator
Inflacioni në Eurozonë është rritur poshtë projeksioneve në muajin nëntor, duke treguar se rritja e çmimeve në bllokun e valutës së përbashkët qëndron e dobët.
Të dhënat mbështesin planin e Bankës Qendrore Evropiane në heqjen graduale të stimujve. Inflacioni në Eurozonë u rrit me 1.5% në nëntor, nga 1.4% që ishte në muajin e kaluar, duke mos arritur projeksionet në 1.6%. Objektivi i BQE qëndron në pranë 2%-shit.
Rritja e indeksit të çmimeve erdhi kryesisht prej çmimeve më të larta në energjisë, në rritje me 4.7% këtë muaj nga 3% që u rritën në tetor. Çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën me 2.4%, nga 2.8% që ishin muajin e kaluar. Duke i hequr këto komponent të luhatur, inflacioni bazë qëndroi i pandryshuar në 1.1%, megjithatë sipër projeksioneve për një rritje me vetëm 1%, përcjell albinfo.ch.
Të dhëna të tjera nga Eurostat, treguan se rritja e fortë ekonomike ka ndihmuar në ulje në papunësisë në nivelin më të ulët që prej janarit 2009. Norma e papunësisë ra në 8.8% të fuqisë punëtore, apo në 14.34 milionë persona në tetor, nga 8.9% që ishte në shtator.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











