Kuriozitete

Papagalli që imiton zilen e iPhonet

Një papagall di mirë se si të marrë vëmendjen e pronarit të tij: të imitojë një iPhone.

Ben Pluimer së fundmi postoi një video në faqen e tij duke treguar një papagall të mikut të tij i cili rikrijon zilen e iPhonet.

“Kur mërzitet papagalli i mikut tim, ai e rikrijon zilen e iPhonet”, ka shkruar ai në video, transmeton Albinfo.ch.

Sipas tij, papagalli zakonisht mërzitet kur e sheh që njerëzit po lidhin këpucët dhe po dalin nga shtëpia.