Lajme
Opozita kosovare nis protestat anti-qeveritare
Protesta e paralajmëruar tri javë më parë, kishte moton për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, ndërsa tani opozita po synon rrëzimin e Qeverisë
Tri partitë opozitare, që kanë formuar frontin anti-qeveri, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, kanë ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar sot në Prishtinë për rrëzimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Sipas opozitës, protesta do të jetë paqësore, ndërsa besohet se do të jetë më e madhja e viteve të fundit.
Protesta e paralajmëruar tri javë më parë, kishte moton për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, ndërsa tani opozita kërkon nga Qeveria të japë përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës në marrëveshjen e Brukselit. Sipas opozitës, qeveria më nuk ka legjitimitet ta udhëheq vendin.
Marshi protestues nis nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 për të vazhduar nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri para objektit të Kuvendit.
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se sot do të ketë protestë gjithëpopullore kundër marrëveshjeve që ai i konsideron të dëmshme dhe kundër “atyre që shkelën Kushtetutën”.
“Kosova nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga një Qeveri, e cila legjitimitet politik nuk ka pasur kurrë e tash nuk ka as legalitet institucional. Thaçi e Mustafa do të detyrohen të japin dorëheqje nëse ata këtë nuk e bëjnë vetë”, ka deklaruar një ditë më parë lideri i Vetëvendosje, Ymeri.
Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin nesër në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
“I ftoj qytetarët e Kosovës nesër, të gjithë, pa dallim të bashkohen në Prishtinë, tek Biblioteka Kombëtare për të marshuar deri këtu, për të protestuar nesër për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe për të kërkuar llogaridhënie prej atyre që kanë shkelur Kushtetutën. Për të kërkuar dorëheqjen e atyre që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka thënë Haradinaj.
Në anë tjetër, Qeveria e Kosovës, i ka quajtur të paarsyeshme këtë protesta dhe ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, deklaroi se askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë për motive politike dhe për të arritur në pushtet. Ndërsa zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, tha se zgjedhje nuk do të ketë deri më 2018, ndërsa protestat i konsideron si ide të ‘du tre individëve për të ardhur në pushtet”.
Thaçi ka deklaruar se opozita e dhunshme është duke rrezikuar të arriturat e vendit në shumë procese të rëndësishme. Ai ndër të tjera ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të mbahen në vitin 2018. Sipas tij, ashtu edhe siç parashihet, zgjedhjet lokale do të mbahen në 2017-n, ndërsa ato nacionale në 2018-n.
Thirrje për protestë paqësore kanë bërë edhe diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










