Ekonomi
OEK: Kosova ka shënuar rënie të investimeve të huaja direkte
Oda Ekonomike e Kosovës është kundër rritjes së pagës minimale. Kryetari OEK-ut ka thënë se sektori privat po ndikohet nga rritja e pagave në sektorin publik. Ai pohoi se nuk ka asnjë logjikë që Kuvendi ta përcaktojë pagën minimale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar rënie të investimeve të huaja direkte.
Në këtë konferencë u shpalos edhe një hulumtim, i cili tregonte vështirësitë që hasin bizneset vendore gjatë eksportit. Sipas këtij hulumtimi, 10% e kompanive nuk eksportojnë, kurse 82% kanë deklaruar se produktet e tyre plotësojnë standardet e kërkuara nga BE-ja, transmeton albinfo.ch.
Drejtuesit e OEK-ut kanë thënë se tregjet më të lehta për eksport të produkteve kosovare në nivelin rajonal mbesin ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, në tregun e Bashkimit Evropian janë: Gjermania, Zvicra, Belgjika, Italia, Holanda, Suedia, Greqia, Sllovenia e Franca.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










