Lajme
Oda Ekonomike e Diasporës kundër “zhvatjes së mërgimtarëve”
Kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë ju ofrojnë atyre sigurim dhe është e pakuptimtë t'i detyrosh ata të blejnë dobel police
Në një reagim të saj, Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) shprehet kundër padrejtësisë që po u bëhet mërgimtarëve tanë me sigurimet e panevojshme të automjeteve.“Është padrejtësi juridike dhe morale që u bëhet mërgimtarëve tanë me kartelat e sigurimeve në pikat kufitare të Kosovës. Ata që hyjnë në Kosovë me targa të huaja, për dy javë qëndrim paguajnë 50 euro, apo 70 euro për një muaj. Për dy muaj kushton 110 euro, ndërsa për gjashtë muaj 250 euro”, thuhet në reagimin e OEDSH-s.
Sipas kësaj ode, kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë ju ofrojnë atyre sigurim të automjetit në Kosovë dhe është e pakuptimtë t’i detyrosh ata të blejnë dobel police (policë të dyfishtë) në kufi, sepse ai e ka një sigurim të veturës, e që në çfarëdo rasti e mbulon kompania e tij në perëndim.
“Por jo, thonë zotërinjtë e sigurimeve në Kosovë – ne duhet t’ua shesim juve patjetër edhe një policë shtese, e cila në rastin më të mirë të kompensimit të dëmit nuk mbulon më tepër se 20%.”, thuhet në reagimin që e transmeton gazetaexpress.com.
Problemi qëndron te Kosova, e cila nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve për t’ju mundësuar qytetarëve të vet me tabela RKS një karton të gjelbërt por mërgimtarët tanë nuk e kanë këtë problem sepse shtetet nga ata vijnë janë të gjitha të pajisura me kartona të gjelbërt që i mbulon në tërë Evropën dhe më gjerë.
“Mbetet shumë i pakuptimtë arsyetimi i Kosovës se ne nuk e pranojmë policën e kompanive gjermane apo zvicerane kur ajo policë merr përsipër çdo dëm që shkakton ngasësi i automjetit kudo në Evropë dhe në Kosovë. Prandaj ti s’ke çka ta pranosh apo ta refuzosh, ske asnjë lidhje me të, por thjesht e bllokon mërgimtarin në kufi, ja merr paratë në emër të sigurimit atij i cili të sjell brenda vitit mbi 600 milion euro, ai i cili të mbanë gjallë, ai cili ta ka financuar lirinë dhe ti sot e vjedh dhe e largon nga vendi i tij”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













