Lajme
ÖBB transportoi mbi 511 milion pasagjerë në 2024-ën

Hekurudhat Federale Austriake (ÖBB) transportuan mbi 511 milionë pasagjerë në autobusë dhe trena vitin e kaluar, duke shënuar herën e parë që kompania ka tejkaluar gjysmë miliardi pasagjerë. Numri i pasagjerëve në transportin lokal dhe rajonal u rrit me 10 për qind krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i udhëtimeve në distanca të gjata mbeti i qëndrueshëm. Nightjet-ët e rinj kanë rritur gjithashtu kërkesën në segmentin e trenave të natës, raportoi ÖBB.
Ndërsa më shumë njerëz zgjedhin udhëtimet hekurudhore, ÖBB ka zgjeruar ofertat e saj dhe ka investuar afërsisht 6.1 miliardë euro në trena të rinj dhe modernë deri në vitin 2030, shkruan theinternational.at. “Rreth 330 trena të rinj do të vihen në shërbim,” tha CEO i ÖBB, Andreas Matthä, transmeton albinfo.ch.
Për këtë vit, hekurudha shtetërore pret rezultate të njëjta të forta në numrin e pasagjerëve në të gjitha fushat si vitin e kaluar. Koralmbahn do të fillojë funksionimin në dhjetor 2025, duke zgjeruar ndjeshëm shërbimin në rrugën jugore. Detaje të mëtejshme mbi performancën e biznesit 2024 do të njoftohen nga ÖBB në konferencën e tyre vjetore për shtyp në pranverë.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz