Shkurt.ch
Nuk ka shtrenjtim të biletave për vitin 2014
Federata e Transportit Publik (VöV) ka marrë këtë vendim sivjet përkundër faktit se shumë ndërmarrje transporti janë duke përjetuar një periudhë të vështirë financiare
Biletat për udhëtim me tren dhe me autobus, ndryshe nga praktika e përvitshme e shtrenjtimeve, duket se në vitin 2014 nuk do të shtrenjtohen. Vitin e kaluar, biletat dhe abonimet qenë shtrenjtuar mesatarisht për pesë për qind.
Federata e Transportit Publik (VöV) ka marrë këtë vendim sivjet përkundër faktit se shumë ndërmarrje transporti janë duke përjetuar një periudhë të vështirë financiare. Për këtë ajo ka bërë të premten një njoftim për mediet, duke bërë të ditur se ndërmarrjet në fjalë kanë hequr dorë nga ndryshimet e çmimeve.
Shkaktari më i madh i kostos për ndërmarrjet e transportit publik sipas VöV është materiali shpenzues i cili duhet të sigurohet me rritjen e vazhdueshme të rrjetit të transportit të punëtorëve dhe në aglomeracione.
Rritja e çmimeve në vitin 2012 kishte ndihmuar për sigurimin e infrastrukturës së shinave të hekurudhës, por transporti publik regjional ndërkohë është ballafaquar me shpenzime plotësuese.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












