Jeta mes dy qyteteve, mësimi i gjuhës shqipe dhe martesa zvicerano-shqiptare janë në qendër të kësaj bisede në albPodcast.
Në këtë episod, Barbara Burri Sharani rrëfen për jetën ndërmjet Prizrenit dhe Cyrihut dhe njohjen me bashkëshortin e saj shqiptar, që e afroi me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Nga historia e tyre e dashurisë te mësimi i shqipes, biseda ndalet te ndërthurja e dy kulturave në jetën e përditshme. Çfarë sjell secila kulturë në një martesë zvicerano-shqiptare dhe si bëhen të dyja pjesë e një jete të përbashkët?
albPodcast me Pritë Bytyçi – Rrëfimet tona. Pa filtra.
Shikoni episodin me Barbara Burri Sharani dhe na tregoni: Çfarë vlerësoni më shumë nga kultura shqiptare dhe ajo zvicerane?
Një prodhim i albinfo.ch