Në episodin e dytë të AlbPodcast, Arbër Bullakaj flet hapur për përvojën e tij të rritjes në Zvicër, sfidat e integrimit dhe rrugëtimin që e çoi drejt angazhimit politik.
Nga përjetimet personale te çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Zvicër, biseda ndalet te padrejtësitë politike, përkatësia dhe rëndësia e pjesëmarrjes në votim. Duke kundërshtuar etiketimin “Gastarbeiter”, Bullakaj shtron pyetjen se si shihet dhe trajtohet një njeri që jeton e punon në Zvicër: “Ose je punëtor, ose je mysafir.”
albPodcast – Rrëfimet tona. Pa filtra.
Shikoni episodin e dytë dhe na tregoni: Kë dëshironi ta shihni të ftuar në AlbPodcast?
Një prodhim i albinfo.ch