Kosova
Kryeparlamentarja uron Presidenten: U përmbyll me marrëveshje një proces i gjatë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e uroi presidenten e re, duke vlerësuar përmbylljen e procesit për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu i ka dëshiruar presidentes së re mbarësi në ushtrimin e detyrës dhe në shërbim të vendit e qytetarëve.
“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu se Kuvendi e ka përmbyllur një proces të gjatë politik, duke arritur marrëveshje dhe zgjidhje institucionale. Haxhiu, e cila kishte ushtruar përkohësisht edhe detyrën e presidentes, tha se për të kishte qenë një nder i veçantë ta mbante këtë përgjegjësi deri në zgjedhjen e presidentes së re.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në raundin e parë të votimit dhe më pas bëri betimin para deputetëve të Kuvendit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













