Kosova
Koci e dërgon në Kushtetuese çështjen e votimit për presidenten: Afati ishte deri më 6 tetor
Avokati pretendon se votimi për zgjedhjen e presidentes vazhdoi pas mesnatës, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë zbatimin e aktgjykimit të saj.
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një njoftim për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26, përcjell albinfo.ch.
Koci ka argumentuar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas tij, votimi në Kuvend ka vazhduar edhe pas mesnatës.
Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit kishte nisur më 8 gusht dhe përfundonte më 6 tetor.
Duke iu referuar nenit 226 të aktgjykimit, Koci ka thënë se mosrespektimi i këtij afati, sipas interpretimit të tij, sjell pasoja juridike, përfshirë shpërndarjen e Kuvendit.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka deklaruar Koci.
Tashmë mbetet që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë njoftimin e dorëzuar dhe të përcaktojë nëse ka pasur moszbatim të aktgjykimit të saj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











