Lajme
Novobërdës i mungon zyra e diasporës
Komuna e Novobërdës nuk ka të dhëna sesa njerëz kanë emigruar jashtë vendit
Kreu i Komunës, Bajrush Ymeri, në një takim me përfaqësues nga Ministria e Diasporës ka shprehur domosdoshmërinë e hapjes së një zyre të diasporës në Novobërdë.
Në një takim të martën me Shukrije Ramadanin, udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Investimeve dhe Shani Hamitaga, zyrtar i lartë për Koordinim të Investimeve nga Diaspora, është thënë se Zyra për Diasporë do të jetë një urë lidhëse në mes të Ministrisë së Diasporës dhe Komunës së Novobërdes.
Shukrije Ramadani ka thënë se nëse do të kemi një zyrë të Diasporës në këtë komunë do t`i kemi lidhjet shumë më të lehta.
Ministria e Diasporës, respektivisht Departamenti i Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, përpos punëve të tjera, planifikon të krijojë një databazë të të dhënave për mërgimtarët të cilët ushtrojnë bizneset e tyre në Diasporë dhe të atyre mërgimtarëve që ushtrojnë biznes në Kosovë.
„Përvojat kanë treguar se çdo bashkëpunim institucional ka efekte të shumëfishta dhe kësaj radhe po ju drejtohemi për bashkëpunim dhe bashkëveprim të ndërsjellë“, ka thënë Ramadani.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ka shprehur gatishmërinë për nismën e Ministrisë për të kontribuar dhe bashkëpunuar në këtë drejtim për themelimin e kësaj zyre.
“Ne jemi mirënjohës për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë dhe ne si shoqëri duhet t’iu kushtojmë një vëmendje të posaçme, sepse ata kontribuuan dhe janë duke kontribuar po ashtu në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Për ne hapja e kësaj zyre do të jetë e mirëseardhur, sepse përveç tjerash, do të dimë edhe sa njerëz kemi jashtë vendit tonë, të njoftohemi me ta, ta kenë ata një përfaqësues të tyre këtu”, ka thënë kryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, për mediat lokale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













