Lajme
Nis punimet Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës…
Për të 31-tën herë me radhë të hënën në Prishtinë filloi punimet Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është pasqyra më e qartë dhe më kuptimplote e zhvillimeve kulturore, shkencore, letrare e gjuhësore brenda një viti akademik Për të 31-tën herë me radhë të hënën në Prishtinë filloi punimet Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili nga pjesëmarrësit u konsiderua si emblema e Prishtinës dhe si ura e kulturës, letërsisë e historisë shqiptare me shtetet tjera të botës. Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova tha në fillim se edhe ky seminar është i njëjti me ata që kanë kaluar më herët, prandaj edhe fjalimet, sipas tij, janë po atë qëp i kanë thënë parafolësit e tij në 30 seminaret e kaluar. “I nxora nga arkiv ato fjalime, i lexova një nga një, vetëm për të kuptuar se një fjalim i tridhjetenjëtë nuk mund të ketë ndonjë risi” tha ai. Drejtuesi i seminarit në fillim përkujtoi disa raste tragjike që kanë përcjellë periudhën nga ai i parafundit. “Përjetuam dhimbje për humbjen e studentëve të Universitetit të Elbasanit në një aksident tragjik…u ndamë nga profesor Fadil Raka, e na la poeti Ali Podrimja”, tha Rugova. Ndërsa dekani i Dekan i Fakultetit Filologjik, Osman Gashi tha se seminari është pasqyra më e qartë dhe më kuptimplote e zhvillimeve kulturore, shkencore, letrare e gjuhësore brenda një viti akademik, jo vetëm në Fakultetin e Filologjisë por në tërë Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë. Edhe numri një i arsimit kosovar, ministri Ramë Buja tha se seminari është një mundësi e madhe për njohjen e kulturës kombëtare shqiptare nga të huajt, pjesëmarrësit e seminarit. Ndërsa zëvendësi i tij, Hajdin Abazi tha se Seminari i 31-të është një eveniment i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave nga studiues vendorë, nga mërgata por edhe vende tjera më të largëta. Ndërsa për kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, seminarin është emblemë e kryeqytetit. “Ky është seminari i Prishtinës dhe ka zënë shtat po në Prishtinë për 31 vite. Është veçoria emblematike e Prishtinës…” tha ai. Ndërsa ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në hapjen e seminarit foli Pajazit Nushi, i cili tha se Seminari është një institucion integrues i potencialit shkencor me përmasa kombëtare. “Mos të harrojmë se ka personalitete shqiptare që janë burgosur e akuzuar për këtë seminar, ka edhe të zhdukur si Ukshin Hoti etj”, tha ai. Ndryshe, ky seminar siç u tha në hapjen zyrtare, ka edhe një veçori këtë vit, sepse përkon me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, dhe disa ligjërata u tha se do t’i kushtohen kësaj date. Seminari do të jetë i hapur deri më 25 gusht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë















