Ekonomi
Nga viti 2025, robotët do të punojnë më shumë se njerëzit
Në vetëm shtatë vjet, robotët do të bëjnë më shumë punë sesa njerëzit.
Në pak vite, sipas një parashikimi nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), robotët do të bëjnë më shumë punë sesa njerëzit. Megjithatë, ky ndryshim pritet të krijojë më shumë vende pune, sipas një studimi të WEF, përcjell albinfo.ch.
Sipas sondazhit, njerëzit ende bëjnë 71 për qind të punës së tyre dhe robotët vetëm 29 për qind. Deri në vitin 2025, përqindja e robotëve pritet të rritet në më shumë se gjysmën.
Për studimin, ekonomistët vëzhguan drejtues nga 300 kompani globale për ndryshime teknike. Nga të dhënat e tyre, studiuesit llogarisnin që rreth 20 milionë vende pune do të humbeshin në mbarë botën deri në vitin 2022, në kthim megjithatë do të krijohen 133 milionë vende të reja pune. Gjysma e drejtuesve të korporatave presin të punësojnë më pak njerëz deri në vitin 2022. 40 për qind e shefave, megjithatë, duan të punësojnë më shumë njerëz.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














