Lajme
Në shkurt mund të nisin bisedimet Prishtinë-Beograd
Muaji shkurt dhe themelimi i qeverisë së ardhshme të Kosovës, vlerësohen si momente të rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të nisin në pjesën e dytë të muajit shkurt të vitit të ardhshëm, pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, vlerësojnë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe analistët në Beograd.
Këta të fundit thonë se, në mungesë të një qëndrimi të qartë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre bisedimeve, pala serbe dhe ajo kosovare do të gjejnë arsyetime për ta shtyrë këtë proces.
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas përsëritjes së zgjedhjeve në disa komuna, partitë politike në Kosovë do të kenë shumë opsione për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit.
Muaji shkurt i vitit të ardhshëm dhe themelimi i qeverisë së ardhshme të Kosovës, vlerësohen si momente të rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd edhe nga analisti serb Dushan Janjic.
Ai thotë se takimi në këtë periudhë i udhëheqësve shtetërorë të Kosovës e Serbisë që, sipas tij, do të jenë presidenti serb, Boris Tadic, dhe kryeministri Hashim Thaçi, do t’i hapë rrugë nisjes së dialogut për të ashtuquajturat çështje teknike ndërmjet dy palëve.
Në kuadër të faktorëve të tjerë, që, sipas Janjicit, mund ta zgjasin procesin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, hyn raporti i fundit i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat pritet të mbahen kah fundi i vitit të ardhshëm.
Janjic flet për mungesën e vullnetit politik në Kosovë e Serbi, për të zhvilluar bisedimet ndërmjet vete dhe thekson se as Brukseli zyrtar nuk ka një qëndrim të qartë dhe koordinim të nevojshëm me Shtetet e Bashkuara për këtë proces.
E-Diaspora
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Austri
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë











