Ekonomi
Mijëra persona shkojnë çdo vit në Gjermani për punë
Gjermania për çdo vit pret mijëra persona nga Ballkani Perëndimor. Kjo për shkak se personat që shkojnë në Gjermani, punojnë.
Sipas gazetës “Welt” shumica e të punësuarve nga Ballkani Perëndimor janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova, e në anën tjetër përqindja e punëtorëve migrues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi është më e ulëta.
“Welt” gjithashtu shkruan se një e katërta e të gjithë të punësuarve nga vendet jo anëtare të Bashkimit Evorpian janë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Numri i punëtorëve është rritur shumë gjatë viteve të fundit ndërsa raportet ektuale të entit gjerman si dhe statistikave, tregojnë se numri i migrantëve nga Ballkani Perëndimor e që shkojnë në Gjermani për punë vetëm vitin e kaluar ishte rritur në rreth 66 mijë persona.
Shifra për vitin 2015 ishte 13 mijë persona.
Në anën tjetër, këta migrant janë bërë factor për tregun gjerman të punës, shkruan “Welt” përcjell Albinfo.ch.
Sipas raporteve, vetëm 5% e personave të shkuar në Gjermani kanë leje të pakufizuar të tjerët janë me lejeqëndrim të përkohshëm ndërsa theksohet se burrat që punojnë janë me një përqindje më të madhe se gratë.
Para se të shkonin të punon në Gjermani, dhjetëra e mijëra persona nga Ballkani Perëndimor kishin shkuar si refugjatë të cilët më pas kërkuan edhe azil.
Vitet 2014-15 vendet e Ballkanit Perëndimor ishin shpallur si “vende të sigurta të origjinës” e që nga ajo kohë aplikimet për azil nga këto vende kishin pushuar të njiheshin dhe nga kjo personat të cilët ishin nga ky rajon nuk kishin mundur të shkojnë në Gjermani.
Numri i të punësuarve nga shtetet jo anëtare të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2018 shkoi në 266 mijë të huaj të cilët punon në Gjermani.
Viti 2017 u mbyll me 217 mijë persona që do të thotë se viti i kaluar kishte një shtim të numrit prej 20%.
Ekspertët gjerman i kanë mirëpritur këto norma të larta ndërsa theksojnë se ndryshimi demografik po përkujdeset që popullsia në këtë vend të mplaket dhe pakësohet.
Por kjo nuk do të jetë mirë për kompanitë pasi që vitet e ardhshme do të jetë më e vështirë gjetja e një kuadri për punë për shkak se numri i personave në moshën e punës do të ketë rënie.
Hulumtuesit ekonomik kanë bërë thirrje për një ligj të ri të emigracionit për të sjellë në mënyrë specifike specialistë nga vendet e treta në Gjermani dhe për të promovuar më shumë emigracionin e tyre. Përndryshe, mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk do të mund të mbyllet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











