Kuriozitete
Metoda për të zbuluar gënjeshtrën
Sistemi analizon shprehjet në fytyrë bazuar në shtatë reagime emocionale themelore, zemërim, përbuzje, neveri, lumturi, trishtim, frikë, befasi dhe neutralitet
Laboratorët “SilverLogic” me qendër në Sietëll të shtetit veriperëndimor Uashington në SHBA, kanë zhvilluar atë që ata e quajnë “poligraf pasiv”, që në thelb është një variant i teknologjisë së lartë për të zbuluar nëse dikush po thotë të vërtetën. Kjo lloj metode kërkon filmimin e individit dhe analizimin e videos në kohë reale ose pas përfundimit të intervistës duke përdorur një algoritëm të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, raporton “Zëri i Amerikës”.
Por, metoda e intervistës nuk ka ndryshuar. Pyetjet të cilave u dihet përgjigja e saktë krijojnë një kufi bazë për nivelin e ankthit dhe reagimin emocional. Pastaj pasojnë pyetjet rreth gjërave për të cilat duhet zbuluar vërtetësia e tyre. Filmimi i intervistës shkarkohet më pas në kompjuter dhe aty fillon analiza, përcjell albinfo.ch.
“Pamjet filmike tjetërsohen në të dhëna kuantike ose matematikë kuantesh që analizojnë videon për të përcaktuar se si reagimi i një individi është i lidhur me disa stimuj ose ngacmime”, thotë Jerimiah Hammon, i cili drejton Laboratorët “SilverLogic”.
Sistemi analizon shprehjet në fytyrë bazuar në shtatë reagime emocionale themelore, zemërim, përbuzje, neveri, lumturi, trishtim, frikë, befasi dhe neutralitet.
Rabia Piacentini me ekipin hulumtues të “Laboratorëve SilverLogic” po zhvillon një intervistë me një vullnetare, ndërsa tregon mbi procesin: “Fokusi duhet të jetë fytyra e sa,j që të kemi sa më shumë detaje në filmime. Të dhënat do të analizohen në bazë të ndryshimeve emocionale në fytyrën e saj. Kështu do të shohim vërtetësinë, nëse ajo beson apo jo në ato që po thotë”.
Nëse ky projekt ambicioz është i suksesshëm, kjo do të ndryshonte një pjesë të mirë të realitetit aktual, ndërsa kritikët thonë se do të binte ndesh me privatësinë e individit.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta