Kosova
Mësohet identiteti i dy shqiptarëve që vdiqën në aksidentin në Itali
Sipas mediave vendore, dy shqiptarët që humbën jetën janë Amir Muslija dhe Yasin Braha, shokë të ngushtë dhe kushërinj
Në një aksident të rëndë, dy të rinj nga Kosova humbën jetën, derisa një tjetër është plagosur rëndë edhe pse është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas mediave vendore, dy shqiptarët që humbën jetën janë Amir Muslija dhe Yasin Braha, shokë të ngushtë dhe kushërinj, përcjell albinfo.ch.
Ata kishin nisur të punonin në një hotel, pasi kishin përfunduar shkollën. Gjithashtu mediat vendore kanë raportuar se ata ishin duke u kthyer nga një diskotekë dhe ishin duke u kthyer në shtëpi.
Mësohet se djemtë kishin kaluar një natë jashtë, në një prej diskove të Firenzes dhe ishin duke u kthyer në shtëpi, në momentin e aksidentit.
Makina është shkatërruar tërësisht, derisa 18-vjeçari që gjithashtu ishte në veturë është lënduar lëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të ditës së djeshme, në rrugën Siena Bettolle.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











