Sport
Mavraj, shumë afër Hamburgut
Mërgim Mavraj mund të kalojë në Hamburg dhe kjo mund të ndodhë që në muajin janar
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj duket se do të vazhdojë karrierën e tij te Hamburgu. Lajmi bëhet publik nga revista gjermane “Kicker”, e cila citon një deklaratë të trajnerit Markus Gindsol, i cili pranoi se bisedimet po ecin me ritme shumë të shpejta edhe pse ka ende disa detaje për t’u përcaktuar, shkruan albinfo.ch.
Kontrata e Mavrajt me Kolnin skadon në verën e këtij viti dhe futbollisti shqiptar nuk e ka rinovuar ende atë, gjë që rrit akoma më shumë mundësitë që ai të kalojë te Hamburgu që në janar për të marrë vendin e Cleber, i cili do të transferohet te Santos.
“Kicker” thekson gjithashtu se Hamburgu është gati të paguajë për kartonin e futbollistit shqiptar dy milionë euro, dhe kështu Mavraj do të bëhej njëri nga futbollistët më të paguar shqiptar.
Mavraj ka qenë lider i Kolnit në sezonin vjeshtor, ku shkëlqyen në kampionatin gjerman.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












