Lajme
Marrëveshja me Malin e Zi do të hyjë në fuqi më 1 shtator
Në shtator Berna dhe Podgorica do të zvogëlojnë apo edhe do të eliminojnë tarifat doganore për produktet bujqësore të përpunuara dhe të industrializuara. Marrëveshja e tregtisë së lirë në mes të EFTA-s dhe Malit të Zi është në përputhje me ato të nënshkruara me Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Në vitin 2011 eksportet zvicerane në Mal të Zi kishin arritur deri në 10.8 milionë franga kundër rreth një milion franga të importeve. Nga 1 shtatori detyrimet doganore të vëna nga Podgorica në produktet e Zvicrës do të eliminohen plotësisht.
Pastaj, në vitin 2015 Zvicra do të ketë të drejtë të hyjë në treg pa taksa në Mal të Zi, për të gjitha produktet e saj bujqësore të përpunuara. Ajo gjithashtu do të ketë koncesione doganore për një gamë të mallrave bujqësore, duke përfshirë djathin, ka bërë të ditur Departamenti Federal i Ekonomisë.
Nga ana e saj, Berna do të eliminojë të gjitha tarifat e mallrave industriale të Malit të Zi, me përjashtim të disa produkteve që mund të përdoren si materiale për foragjere. Qasje preferenciale në tregun zviceran do të jepet për produkte të caktuara bujqësore me interes të veçantë në Podgoricë, siç janë kërpudhat, ullinjtë, pjeshkat, ose manaferrat.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











