Lajme
Marketingu, kontra-efekt për Kosovën
Marketingu, kontra-efekt për Kosovën Milionat e shpenzuara në marketing për Kosovën nëpër mediet e fuqishme botërore nuk kanë pasur suksese, ato nuk kanë arritur të sjellin investitorë përkundrazi investimet e huaja kanë rënë me të madhe.
Të dhënat e fundit tregojnë për rënie drastike të investimeve vitin që lamë pas, përkundër fushatave të ndryshme të marketingut, të cilat buxhetit të shtetit i kushtuam më shumë se 5 milionë euro. Kështu përpjekjet e Qeverisë për ta prezantuar Kosovën nëpër mediet e fuqishme përmes marketingut kanë dështuar.
Në vend se të sjellin investime, ato shënuan rënie. Sipas të dhënave të ministrit së Tregtisë dhe Industrisë, gjatë vitit 2010 në Kosovë u investuan rreth 200 milionë euro, gati 100 milionë më pak sesa një vit më parë. Edhe këto investime janë bërë në patundshmëri dhe shërbime financiare dhe ndërtimtari.
Secilin vit me qindra miliona euro janë duke rënë investimet e huaja në Kosovë. Raportet e fundit për Kosovën, kanë bërë që investitorët e huaj të mos duan të prishet me të madhe imazhi i Kosovës karshi atyre që kanë planifikuar ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
Por, edhe ata që pranojnë të vijnë në start ballafaqohen me dhënie të mitos për t’iu kryer një punë, mungesë të energjisë elektrike, procedurat burokratike.Mustafë Hasani, ushtrues i detyrës së kryeshefit i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e nxjerra nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), deri në tremujorin e tretë të vitit 2010 janë investuar 204 milionë euro.
Sipas tij, shtetet të cilat prijnë për investime të huaja direkte gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010 janë: Sllovenia, Gjermania, Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Turqia, Holanda, Shqipëria, SHBA-ja dhe Franca, ndërsa sektorët në të cilët janë përqendruar investimet janë në shërbime financiare, prodhim, transport dhe telekomunikacion, ndërtimtari, bujqësi, industri përpunuese dhe tjera.
Ai tha se gjatë vitit 2011 në Kosovë ka pasur vizita nga investitorët potencialë, të cilët janë të interesuar për investime në Kosovë, përfshire edhe mundësitë e privatizimit, projekteve për partneritet publiko-privatë si dhe gjetjes së partnerëve të përbashkët për investime. Sipas tij, kryesisht investitorët që janë interesuar gjatë vitit 2011 janë nga Austria, Sllovenia, Gjermania, Anglia dhe Turqia.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










