Lajme
Maqedoni: Shqiptarët kërkojnë zbatim të ligjit për gjuhën shqipe
Edhe pse shqiptarët janë populli i dytë me përqindjen më të madhe në Shkup, tabelat orientuese janë të shkuara vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqiptarët kërkojnë zbatim të ligjit
Tabelat orientuese në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhen shqipe, edhe pse shqiptarët janë populli i dytë me përqindjen më të madhe në këtë qytet. Po ashtu përdorimin e shqipes e garanton edhe ligji, por autoritete në Shkup e kanë anashkaluar.
Për të dalë nga kjo gjendje, në Maqedoni është formuar një komision me ekspertë për interpretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në gjithë territorin e Shkupit. Por, anëtarët e këtij komisioni, për shkaka të zgjedhjeve, janë takuar vetëm një herë dhe kjo çështje ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Tabelat orientuese në Shkup janë vendosur vetëm tri muaj më parë, ndërsa shqipja është anashkaluar në shumicën e qytetit. Ndërsa në qendrat që administrohen nga shqiptarët janë edhe mbishkrimet shqip, por ligji garanton që tabelat e orientimit të jenë edhe në gjuhen shqipe në gjithë kryeqytetin.
“Për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale, ky komision ndërpreu përkohësisht punën, që të mos keqpërdoret për qëllime politike. Gjatë javës, pritet që anëtarët e këtij komisioni të mblidhen përsëri për të vazhduar punën dhe për të parë si është e rregulluar kjo materie me ligj”, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Anëtarët shqiptarë të këtij komisioni, sipas TCH, thonë se argumentet janë në anën e tyre dhe presin, që komisioni të japë mendim pozitiv në favor të përdorimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Shkupit, ku mbi 20 për qind e popullsisë e përbëjnë shqiptarët.
Sipas ligjit për gjuhët, në qytetin e Shkupit, përveç maqedonishtes, zyrtare është edhe ajo gjuhë, që flet 20 për qind e popullatës, ndërsa ligji për emërtimin e objekteve thotë se, rrugët dhe objektet emërtohen edhe në gjuhë tjetër, kur 20 për qind e popullatës së komunës i përket një etnie dhe gjuhe tjetër.
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimisht ka qenë temë debati edhe mes partive shqiptare.
Ndryshe nga Maqedonia, në Kosovë komuniteti serb përbën vetëm 6 ose 7 për qind të popullsisë, ndërsa serbishtja është gjuhë zyrtare në gjithë vendin. Madje në të gjitha vendbanimet, edhe aty ku kurrë nuk ka pasur serbë, mbishkrimet dhe tabelat e orientimit janë edhe në gjuhen serbo-kroate.
Ndërsa në Maqedoni shqiptarët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë, por nuk e kanë të zyrtarizuar shqipen në të gjithë vendin, por vetëm aty ku shqiptarët përbëjnë 20 përqindëshin.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











