Lajme
Maqedoni: Paqartësi për votimin e diasporës
Tre deputetë (Evropë, Amerikë dhe Australi) duhet të zgjidhen nga votat e shtetasve të Maqedonisë por që jetojnë jashtë vendit
Data e cila përmendet se kur do të mund të përfundojë punimet parlamenti i Maqedonisë është 31 marsi, diçka që synon partia në pushtet VMRO DPMNE por një gjë e tillë sërish po le të paqarta disa aspekte të procesit zgjedhor, në të që është e qartë se do të përfshihet vendi. Një prej tyre është edhe mënyra se si do të votojë diaspora.
Të martën në një takim që zgjati rreth 10 orësh mes Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Liderit të opozitës kryetrarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, nuk kishte detaje për këtë çështje.
Opozita kërkon që të përcaktohen rregullat dhe mënyra e votimit të diasporës. Dilemat që shtrohen kanë të bëjnë nëse ka kapacitete për organizimin e zgjedhjeve të diasporës.
Sipas ligjit që është në fuqi, tre deputetë duhet të zgjidhen nga votat e shtetasve të Maqedonisë por që jetojnë jashtë vendit. Një deputetë do të jetë nga Evropa, një nga kontinenti i Amerikës dhe një nga Australia.
Por mosmarrëveshje mes partive po shfaqen edhe rreth listave zgjedhore. Kjo edhe për vetë votuesit në Maqedoni, por edhe ata që janë në diasporë.
Partitë nuk po arrinë të merren vesh për afatet se deri kur duhet saktësohet lista e zgjedhësve. Partitë e maxhorancës dhe opozitës po tentojnë që të ndërmarrin aktivitete për atë që e cilësojnë “pastrimin e listave”, pasi nga analiza të mëparshme është vlerësuar se në listat zgjedhore ka persona fiktivë, diçka që mund të jetë një bazë për manipulime.
Por nëse për këto lista po flitet hapur dhe do të ketë edhe vëzhgime nga parlamenti, listat e zgjedhësve të diasporës nuk janë të qarta. Ajo që është sugjeruar është që ata që duan të votojnë do të duhet të lajmërohen vetë më parë pranë përfaqësuesve diplomatike që të përfshihen në listat e zgjedhësve. Por është e paqartë se në cilat vende do të hapen vendvotime dhe çfarë do të bëhet me ata që duan të votojnë dhe jetojnë larg vendeve ku mund të hapen vendvotime. Mosmarrëveshje ka edhe për legjitimitetin e deputetëve të diasporës. Dyshimi është se numri i votave që mund të marrin përfaqësuesit në parlament nga diaspora do të jetë shumë më i vogël se ai i deputetëve në Maqedoni.
Maqedonia prej disa javësh është e përfshirë në ethe zgjedhore. Opozita është duke bojkotuar parlamentin dhe subjektet po përpiqen që të krijojnë kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Opozita po kushtëzon pjesëmarrjen në procesin zgjedhor edhe për çështje të tjera, ndër ta përbërja e komisioneve që do të numërojnë votat. Ajo kërkon edhe përfaqësues të partive. Aktualisht sipas ligjit në këto këshilla ka vetëm përfaqësues të administratës shtetërore. Çështje tjetër është garantimi i vendeve në parlament për bashkësitë e vogla etnike. Ndonëse ka një mirëkuptim për këtë ende nuk dihen detajet se si do të zbatohet.
Pavarësisht se nuk dihet data këto do të jenë zgjedhjet e shtata pluraliste dhe të parat në të cilat mund të votojnë edhe përfaqësues të diasporës.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










