Financa
Ky shtet evropian është ura për pastrimin e parave
“Ata janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo shteg dhe çdo dobësi të sistemit tonë financiar” shprehet Jarlov
Ndërsa një rrugë për paratë e paligjshme mbyllet, pa kaluar shumë kohë krijohet një tjetër!
Shqetësimi i parave të pista po bëhet aq kompleks në Danimarkë saqë kriminelët mund të jenë në gjendje të fshehin transaksionet e tyre të paligjshme.
Pas historisë së “Danske Bank” në vitin 2018, që u konsiderua si ndoshta skandali më i madh i pastrimit të parave në Evropë, autoritetet tani po monitorojnë të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime pagesash, transmeton ‘Scan’.
Ministri danez i biznesit, Rasmus Jarlov, ka thënë për mediat se qëllimi është të mos lejojnë kriminelët të bëjnë hapa para. “Ata janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo shteg dhe çdo dobësi të sistemit tonë financiar” shprehet Jarlov, përcjell albinfo.ch.
“Danska Bank” ka pranuar se shumica prej rreth 230 miliardë dollarësh që kanë rrjedhur nëpërmjet një filiali të vogël në Estoni, mund të kenë qenë para të paligjshme. Kjo është një nga arsyjet pse banka u akuzua si një urë evropiane për kriminelët nga Rusia, të cilët qarkullonin paratë e tyre në Perëndim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












