Financa
Borxhi i SHBA-së kalon 40 trilionë dollarë, rekord i ri
Borxhi federal amerikan ka tejkaluar për herë të parë pragun prej 40 trilionë dollarësh
Borxhi federal i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rekord të ri, duke kaluar për herë të parë pragun prej 40 trilionë dollarësh.
Sipas të dhënave të raportuara nga mediat zvicerane, borxhi amerikan ka arritur në rreth 40.05 trilionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Rritja e borxhit lidhet me shpenzimet e larta federale dhe deficitin e vazhdueshëm buxhetor, ndërsa edhe kostot e interesit po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion mbi financat publike.
Niveli i lartë i borxhit vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për ndikimin që ai mund të ketë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit.
Zhvillimet në ekonominë amerikane ndiqen me vëmendje edhe në tregjet ndërkombëtare, për shkak të rolit të madh që SHBA-ja dhe dollari amerikan kanë në sistemin financiar global.
Borxhi publik amerikan është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, ndërsa debati për uljen e deficitit dhe kontrollin e shpenzimeve federale mbetet i hapur.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










