Lajme
Kurti: Në vjeshtë mund të kemi zgjedhje
Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nëse zgjedhjet mbahen në vjeshtë, atëherë në Kosovë do të jetë tri forca politike, koalicioni LDK-AAK-Nisma, PDK dhe LVV
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk po e përjashton mundësinë që Kosova të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator apo tetor të këtij viti. Këto zgjedhje mund të pasojnë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar zgjedhjen e Isa Mustafës, kryeparlamentar i vendit.
Kurti, partia e të cilit doli e treta në zgjedhjet e 8 qershorit, thotë se Vetëvendosje është e përgatitur mirë, për të hyrë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet”, konsideron Kurti, raporton RTSH .
Nëse zgjedhjet mbahen në vjedhtë, atëherë sipas Kurtit, në Kosovë do të jetë tri forca politike.
“Në të njëjtën kohë, mund të them se kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK-në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK-në, AAK-në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë”, tha Kurti.
Ndryshe, shumë analistë në Prishtinë mendojnë se pas situatës së krijuar rreth zgjidhjes së kryeparlamentarit, shkuarja në zgjedhje të reja është opsioni i vetëm. Mirëpo, këtë opsion po e kundërshton faktori ndërkombëtar, i cili po kërkon që sa më parë të themelohen institucionet e reja për të proceduar me bisedimet me Serbinë dhe me Gjykatën për Krime të Luftës.
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












