Lajme
Kosovë, rritet numri i turistëve
Sipas disa statistikave aproksimative, sivjet ka pasur dukshëm më shumë turistë se sa vitin e kaluar. Kosova gradualisht po kthehet në një vend turistik
Republika e Kosovës me bukuritë e saj natyrore, por edhe me objektet e lashta që ruajnë trashëgiminë kulturore, për çdo ditë po shndërrohet në një vend turistik, duke i tërheq edhe vizitorët e huaj. Sipas disa statistikave aproksimative, sivjet ka pasur dukshëm më shumë turistë se sa vitin e kaluar.
Ndonëse, autoritet e Kosovës ende nuk kanë një institucion që regjistron saktë numrin e turistëve dhe preferencat e tyre, udhëheqës të shoqatës së turizmit thonë se sivjet ka pasur më shumë turistë se sa vitin 2013.
Vendet më të frekuentuara kanë qenë Prishtina, Prizreni, Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës dhe Anamorava. Këto zona janë frekuentuar kryesisht nga turistët kosovarë, por edhe ata të huaj.
Por, pavarësisht të gjitha këtyre resurseve të mjaftueshme turistike, ky potencial ende nuk ka arritur të promovohet tregon Zekë Çeku nga shoqata e Turizmit në Kosovë.
Ai për radio Evropa e Lirë thekson se turistët u ballafaquan me mungesë të informacioneve të vendeve turistike që ka vendi.
“Informimi është i mangët nuk funksionojnë institucionet qendrore që janë përgjegjës për këtë punë, nuk punohet në informimin e mysafirëve nuk punohet në marketing nuk kyçen ekspertët e fushës në këtë çështje. Organizmi i brendshëm nuk është në nivel”, konsideron ai.
Në disa komuna, siç thotë ai, janë krijuar zyre të turizmit si në Pejë, Prizren mirëpo nuk ka komunikim, koordinim mes aktorëve siç janë institucionet lokale me hotele, restorantet, shoqata. Ai thotë e pikërisht për këto arsye shumë vende turistike kanë probleme me infrastrukturë.
Sipas tij, nëse në Kosovë llogaritet të jenë ndërtuar mbi 300 hotele, shumica prej tyre janë ndërtuar në vende që nuk konsiderohen atraktive për vizitorët dhe nuk janë vende turistike.
Hysen Sogojeva është shef i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ai thotë se në Kosova janë duke u parë elemente të zhvillimit të turizmit.
“Ne si ministri ne në të ardhmen jemi duke punuar që në çdo komunë së paku të ketë një përfaqësues që do të merret drejtpërdrejt me turizëm, që pastaj ai zyrtar të kontaktoj me shoqatat e ndryshme si ato vendore, rajonale dhe ndërkombëtare që të krijojë një urë lidhëse mes akterëve të shërbimit për turistët dhe të japin rezultate në këtë fushë”, deklaroi ai.
Ndryshe, Kosova është dëshmuar si një vend me bukuri të rralla natyrore, prandaj kohën e fundit i është dhënë hapësirë zhvillimi kryesisht turizmit malor. Një projekt me titullin “Majat e Ballkanit” që është realizuar nga komuna e Pejës, është shpallur destinacioni më i bukur turistik në botë nga Organizata Botërore e Turizmit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












