Kosova
Kosovë: Bastisen disa “Call centers”, po hetohen për mashtrim
Pas lajmit se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me atë gjermane po kryejnë një aksion të përbashkët në Prishtinë dhe Ferizaj, Prokuroria Speciale ka dhënë më shumë detaje.
Sipas një komunikate, PS e Kosovës ka njoftuar se bastisjet po kryhen nëpër qendrat e quajtura “Call center”, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ky aksion po kryehet në bashkëpunim me prokurorinë gjermane te Landit Saarland. “Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga prokuroria:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.
Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpëlarje parash”.
Për detaje më të hollësishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim.
Lexo edhe:
Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë, aksion kundër pastrimit të parave
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












