Sport
Kosova në vendin e 190-të në botë
Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në vendin e 190-të me 66 pikë. Takimi i radhës për Kosovën do të jetë ndaj Finlandës më 5 shtator
FIFA ka publikuar renditjen për muajin qershor. Për herë të parë në këtë renditje përfshihet edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila e nis rrugëtimin nga vendi i 190 edhe pse në total janë 205 vende që figurojnë në listën e gjatë të FIFA-s, shkruan albinfo.ch.
Njohja nga UEFA dhe FIFA zyrtarizojnë në këtë mënyrë edhe Kosovën në këtë klasifikim me 66 pikë. Gjithsesi, është thjesht një pozicion i përkohshëm pasi me fillimin e eliminatoreve të Botërorit 2018 Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë mundësi të tregojë fuqinë reale. Kujtojmë që Kosova kishte mundur Ishujt Faroe me rezultat 2:0. Kosova do të fillojë kualifikimet e Botërorit në muajin shtator ndaj Finlandës, derisa më pas ndeshet me Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë.
Kombëtarja shqiptare fiton pesë pozicione në klasifikim e përmuajshëm të FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi e sheh veten në vendin e 37 të kësaj renditjeje. Paraqitja e mirë në Euro 2016, ku Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje, atë me Rumaninë, ka ndikuar në përmirësimin e këtyre pozicioneve nga ana e kuqezinjve në klasifikimin e FIFA.
Shumë pozicione kanë fituar dy befasitë e “Euro 2016”, Uellsi dhe Islanda. Skuadra e Chris Coleman kapërcen 15 shkallë dhe e sheh veten në vendin e 11 të kësaj renditje, ndërsa Islanda nga vendi i 34 ngjitet në vendin e 22.
Për sa u përket kryesuesve, nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë e ndjekur nga Belgjika në të dytin dhe Kolumbia në të tretin dhe menjëherë pas tyre janë Gjermania e Kili. Portugalia, skuadra e sapo shpallur kampione e Evropës ka fituar vetëm 2 pozicione për ta parë veten në vendin e 6.
Franca gjithashtu ka fituar 10 pozicione duke u renditur në vendin e 7 për të lënë pas Spanjën, Brazilin e Italinë, që plotësojnë dhjetëshen e parë të klasifikimit të FIFA.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











