Lajme
Kosova në listën e “zezë” të BE-së!
Enti Federal për Migracion i Gjermanisë Kosovën e radhit në mesin e dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve
Republika e Kosovës edhe një herë hyri në listën e “zezë’ të Bashkimit Evropian, madje u radhit në mesin e shteteve si Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Serbia, Rusia, Pakistani, etj. Në këtë trend, shteti më i ri i Evropës hyrë me numrin e azilkërkuesve. Këta të fundit, nuk po i dëgjojnë thirrjen institucionale, se azilkëkëkimi është armiku me i madh i liberalizimit.
Enti Federal për Migracion i Gjermanisë, siç raporton e përditshmja “express”, për muajin korrik, Kosovën e radhit në mesin e dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve. Aty janë Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Serbia, Rusia, Pakistani, Turqia e Maqedonia.“Gjatë muajit qershor të këtij viti, në shtetin gjerman, azil kanë kërkuar 156 persona, ndërkohë që në muajin korrik, këtë e kanë bërë 152 të tjerë. Por nëse shikohen të dhënat e këtij enti për shtatë muajt e parë të këtij viti, atëherë situata del të jetë edhe më keq. Nga janari i këtij viti deri në korrik, vetëm në Gjermani, azil kanë kërkuar 856 shtetas të Kosovës”, thuhet në raport.Përveç Gjermanisë, siç thuhet në këtë shkrim të “express” numri më i madh i azilkërkuesve nga Kosova është përqendruar edhe në Francë e Belgjikë. Franca, ndërkaq është shteti i vetëm që pranon azil nga Kosova, madje vetëm gjatë vitit të kaluar, ajo ka pranuar 720 nga 910 aplikues për azil.
Ndryshe, ka disa muaj që nëpër mediat lokale dhe nacionale në Kosovë jepet një informacion ku iu behet thirrje kosovarëve që të mos kërkojnë azil. Aty thuhet se BE nuk pranon azilkërkues nga Kosova, prandaj shpenzimi për ikje ilegalisht jashtë vendit, janë të kota. Megjithatë këto thirrje kanë dhënë rezultat. Premtimet që kanë dhënë institucionet janë se në vitin 2013, kosovarët do të udhëtojnë pa viza ne BE.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











